Aktualitet

Plagoset Vis Korçari në Elbasan! U përplas me armë zjarri me Migert Qosjen pas një sherri dhe mori plumb në shpatull, Çau

25 Nëntor 2020, 11:17 Nga DOSJA
Plagoset Vis Korçari në Elbasan! U përplas me armë zjarri

ELBASAN– Përplasje me armë zjarri në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Emin Matraxhiu”, pranë stadiumit “Air Albania”, ku një person i identifikuar si Migert Qosja ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip MAZDA, i cili ka qënë në lëvizje e sipër.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, i plagosur ka mbetur Ervis Çausholli, i njohur si një nga personazhet më të rrezikshme të qytetit. Policia në njoftimin e saj zyrtar fillestar pretendoi se nuk ka pasur të plagosur nga përplasja me armë zjarri, por burime jo zyrtare për Dosja.al bënë me dije se dije se “Vis korçari” ka mbetur i plagosur në shpatull.

I riu ka shkuar më këmbët e tij në spitalin rajonal të Elbasanit duke kërkuar ndihmën e parë nga mjekët dhe më pas është larguar në drejtim të Tiranës, ku dhe po kurohet. Çausholli iu nnështruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, ku hoqi plumbin në shpatull dhe tashmë ndodhet aty për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në një njoftim të dytë, pesë orë pas ngjarjes, Policia e Elbasanit u bind që ishte një përplasje me armë zjarri dhe se kishte të plagosur. Përmes një njoftimit zyrtar, Policia e Elbasanit, bën me dije se ka arrestuar vetë të plagosurin, Ervis Çaushollin, i cili mori plumbin në shpatull dhe ka shpallur në kërkim një tjetër person.

I shpallur në kërkim është Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Kush është Çausholli?

Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “Vis korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet, por nuk është dënuar asnjëherë lidhur me ngjarjet për të cilat është akuzuar. Ai njihet si një nga personat më të afërm të Ardjan Çapjas.

(k.m/F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervis causholli plagoset vis korcari plagosje ne elbasan ervis causholli plagoset vis korcari plagosje ne elbasan

Sondazh

Poll