Aktualitet

Përlotet Klajda Gjosha: Babanë e përcollëm për në banesën e fundit me këtë këngë, me të fle e zgjohem…u detyrova t

24 Nëntor 2020, 19:24 Nga DOSJA
Përlotet Klajda Gjosha: Babanë e përcollëm për në

TIRANË– Klajda Gjosha, anëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, është përlotur ditën e sotme teksa ka kujtuar të atin. E ftuar në emisionin “ABC e pasdites”, Gjosha u përlot teksa rrëfeu se me këngën  “Dance me to the end of love” përcolli në banesën e  fundit babain e saj të ndjerë.

“E para është një këngë për prindërit e mi, nga ku mamin tim në këto momente më duhet ta përshëndes me këtë këngë. Është një këngë me të cilën ajo zgjohet çdo mëngjes dhe bie çdo darkë për të fjetur. Është këngë që prindërit e mi e kanë kërcyer në çdo festë familjare, shoqërore por jo vetëm. Çdo mëngjes ata të dy zgjoheshin duke vendosur këtë këngë duke e kërcyer dhe pastaj duke u larguar për në punë. Sot babai im nuk jeton më, por edhe ditën e fundit ne e kemi përcjellë pikërisht me këtë këngë. Kjo këngë për mua është shumë, është gjithçka dhe sa herë e dëgjoj sjell kujtime të jashtëzakonshme të familjes sime. Është një këngë që mban gjallë të gjithë ato momente të prindërve të mi dhe të familjes,”- tha Gjosha.

Më pas politikanja tregoi se si kishte qenë e detyruar t’ja thoshte lajmin e hidhur motrës së saj shtatzënë, që në atë periudhë jetonte në Hollandë.

“Ka qenë shumë e vështirë për mua sepse kam qenë unë personi që do t’ia jepja lajmin. Me duhej që përveçse të komunikoja atë çka kishte ndodhur, të ruaja edhe situatën e saj sepse nuk doja kurrsesi që në momente e fundit para se të lindte të krijohej edhe një incident me fëmijën,”- tha Gjosha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klajda gjosha klajda gjosha

Sondazh

Poll