Aktualitet

‘Fshehu’ apartamentin në Tiranë, KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-kreut të Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci

24 Nëntor 2020, 18:05 Nga DOSJA
‘Fshehu’ apartamentin në Tiranë, KPA lë në fuqi

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin e kreut të Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci.

Mësohet se vendimi është marrë gjatë mbledhjes së zhvilluar gjatë ditës së sotme, për shkak të problemeve me pasurinë dhe mungesën e profesionalizmit që trupa gjykuese ka hasur tek Seci.

Njoftim vendimi: Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.33/2019, datë 15.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Dritan Seci, kundër vendimit nr. 114, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 114, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Seci.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.11.2020.

Seci u shkarkua në mars të vitit të kaluar. Atij iu zbuluan parregullsi në pasurinë, pasi kishte ‘fshehur’ një apartament në Tiranë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan seci shkarkohet dritan seci dritan seci shkarkohet dritan seci

Sondazh

Poll