Aktualitet

‘Çmendet’ shqiptari në Kakavijë, shkel gazin deri në fund dhe thyen shufrat metalike të pikës së kalimit kufitar, hov

24 Nëntor 2020, 17:56 Nga DOSJA
‘Çmendet’ shqiptari në Kakavijë, shkel gazin deri

KAKAVIJË– Një shqiptar ka përfunduar në pranga pasi ka vënë në alarm punonjësit e policisë greke në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë. Mësohet se shqiptari nuk ka duruar më duke pritur në radhë dhe ka shkelur gazin e makinë në të cilën ndodhej, deri në fund.

Nga shpejtësia e ‘çmendur’, ai ka thyer shufrat metalike të kontrollit të trafikut në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, duke kaluar në tokën greke dhe duke vënë në alarm autoritetet vendase.

Menjëherë, ai u vu në pranga dhe nga e diela, deri më sot, ndodhet në paraburgim. Tashmë shqiptari akuzohet për për shkelje të masave të marra për mbrojtjen nga Covid-19, dëmtim të pronës publike dhe hyrje të paligjshme në vend.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kakavije shqiptari ne kakavije kakavije shqiptari ne kakavije

Sondazh

Poll