Aktualitet

Manastirliu prezanton laboratorin e ri: Do rrisim numrin e testimeve! Këmbëngul në ‘farsën’ e rapid test-eve: Do jenë a

24 Nëntor 2020, 16:29 Nga DOSJA
Manastirliu prezanton laboratorin e ri: Do rrisim numrin e testimeve!

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka prezantuar laboratorin e ri të testimeve që do të bëjë që numri i testimeve ditore të rritet. Vetë Manastirliu tha se ky laborator siguron jo vetëm gjithë standardet e sigurisë por ka edhe një staf të kualifikuar profesionistësh.

Ministrja u ndal edhe tek testet e shpejta. Ajo shtoi se ky është një avantazh për shëndetësinë në Shqipëri, duke këmbëngulur në një farsë që vetëm pak ditë më parë e çmontoi vetë drejtori i OBSH-së për Europën.

Hans Kluge tha se në Shqipëri mund të vijnë vetëm pas tetë ose dhjetë javësh.

“Me të gjitha parametrat e duhur, ky është një laborator i cili siguron jo vetëm gjithë standardet e sigurisë por ka edhe një staf të kualifikuar profesionistësh. Do të jetë një laborator mbështetës për laboratorin qendror, atë të viriologjisë të Institutit të Shëndetit Publik. Është një strukturë mbështetëse e ngritur posaçërisht për të siguruar më shumë lehtësi në kryerjen e testimeve në këtë moment të epidemisë. Testimi shpejtë është një tjetër element që do t’i shtohet strategjisë së testimeve. Jemi në procedura për ti patur në një kohë sa më të shpejtë. Edhe ky testim do të jetë edhe një tjetër avantazh në luftën me këtë virus,”- tha Manstirliu.

Pak ditë më parë, Kluge nxorri zbuluar qeverinë shqiptare që ka premtuar testet e shpejta që në muajin mars të vitit 2020, duke thënë se do të jenë të mundura vetëm në vitin 2021.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll