Aktualitet

“Mos kini frikë të hospitalizoheni nëse oksigjeni bie nën 90″/ Mjeku i urgjencës apel të sëmurëve: Gjithmonë do të

24 Nëntor 2020, 16:04 Nga DOSJA
“Mos kini frikë të hospitalizoheni nëse oksigjeni bie

TIRANË-Mjeku i urgjencës mjekësor Ilir Allkja, ditën e sotme u ka bërë thirrje qyetetarëve që trajtohen në shtëpi për Covid-10. Në një prononcim për ‘Ballkan Web’, mjeku u thotë qytetarëve që të mos kenë frikë të vijnë në spital nëse oksigjeni bie nën 90 dhe kanë probleme me gjendjen e tyre shëndetësore. Në deklaratën e tij ai është shprehur se në spital do të jetë gjithmonë një mjek që do të kujdeset për ta dhe sipas tij ata nuk do ngelen pas dore pavarësisht situatës.

Allka, po ashtu ka folur edhe për lajmet pacientët kurohen në ambulancë për shkak të kapacitetit të spitaleve. Mjeku e ka mohuar këtë duke theksuar se pacinetët rrinë në ambulancë deri në momentin që të lirohet shtrati.

“I bëj apel të gjithë të sëmurëve që të mos kenë frikë të paraqiten në spital. nëse oksigjeni bie nën 90 të vijnë menjëherë. në spital do të ketë gjithmonë një mjek apo infermier që kujdeset për ta. Ne në ambulancë japim deri në 18 litra në minutë. Është trajtim i përkohshëm. Ne jemi përpjekur, i kemi mbajtur dhe kemi bërë maksimumin. Ambulanca është një mjet ndërmjetës nga shtëpia deri në urgjencë. Trajtohen nga ekipi mjekësor i autoambulancës, me oksigjen, me barna për të qetësuar dhimbjet për të hapur rrugët e frymëmarrjes. Nuk kemi ndonjë protokoll. Kanë qëndruar në pritje të lirohej një shtrat. Sot të sëmurët e mi i sjell tek ‘Shefqet Ndroqi’ dhe kam parë që të sëmurët e mi janë hospitalizuar në kohë të kënaqshme”, deklaroi Allkja.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir allkja koronavirusi ne shqiperi ilir allkja koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll