Aktualitet

Gjendet i vdekur në Tiranë 60-vjeçari, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale

24 Nëntor 2020, 18:51 Nga DOSJA
Gjendet i vdekur në Tiranë 60-vjeçari, dyshohet se ka

TIRANË– NJë 60-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën ‘Siri Kodra’. Ngjarja është raportuar nga Policia e Tiranës, përmes një njoftimit zyrtar, pasditen e sotme.

Mësohet se i ndjeri, me inicialet A.P., është gjetur pa shenja jete në një magazinë që ishte kthyer në një banesë, rreth orës 18:30.

Në trupin e 60-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune, duke bërë që paraprakisht të konsiderohet si vdekje për shkaqe natyrale.

Tiranë/Informacion paraprak.Më datë 24.11.2020, rreth orës 18:30, në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë (e kthyer në banesë), është gjetur pa shenja jete shtetasi A.P., rreth​ 60 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet i vdekur 60-vjecari ne tirane tirane gjendet i vdekur 60-vjecari ne tirane tirane

Sondazh

Poll