Aktualitet

Gjykata shpalli të pafajshëm Sinan Idrizin, biznesmeni turk Adnan Polat nuk heq dorë: Beteja ligjore vazhdon!

24 Nëntor 2020, 14:55 Nga DOSJA
Gjykata shpalli të pafajshëm Sinan Idrizin, biznesmeni turk Adnan

TURQI– Biznesmeni turk Adnan Polat ka reaguar pas rrëzimit të akuzave të ngritura ndaj Sinan Idrizit për mashtrim. Në një reagim zyrtar me letër, Polat u shpreh se vendimi i Gjykatës do të ankimohet dhe se beteja ligjore me Idrizin vazhdon. Në letrën e siguruar nga Report Tv, ai u shpreh se ka besim të plotë tek drejtësia turke. 

“Ne bëjmë të ditur se do të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të kundërshtuar vendimin e marrë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe i pasqyruar gjerësisht në media. Ne e lëmë zgjidhjen e këtij konflikti në duar të Gjykatave të Republikës së Turqisë. Ne kemi besim të plotë se drejtësia do të vihet në vend,”-tha Polat.

LETRA E PLOTË: 

Të nderuar anëtarë të shtypit

Dua të jap disa sqarime në lidhje me disa lajme që janë bërë publike në lidhje me lidhje me betejën ligjore që unë kam nisur kundër biznesmenit Sinan Idrizit. Siç dihet, unë jam një biznesmen dhe kompanitë në të cila unë jam aksioner, bëj investime në shumë sektorë si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Dihet gjithashtu që unë kam aktivitete në vendet e Evropës Lindore.

Brenda aktiviteteve të përmendura më lart unë kam pasur marrëdhënie tregtare me Sinan Idrizi, me të cilin kam pasur disa mosmarrëveshje dhe për këtë kam filluar edhe një betejë ligjore në Gjykatat e Republikës së Turqisë. Ne bëjmë të ditur se do të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të kundërshtuar vendimin e marrë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe i pasqyruar gjerësisht në media. Ne e lëmë zgjidhjen e këtij konflikti në duar të Gjykatave të Republikës së Turqisë. Ne kemi besim të plotë se drejtësia do të vihet në vend.

Me respekt

Adnan Polat

Sinan Idrizi u shpall i pafajshëm ditën e sotme, pasi akzuohej nga biznesmeni turk Adnan Polat se i kishte përvetësuar 3.5 milion euro që i kishte kërkuar borxh. Sipas biznesmenit turk për marrëveshjen kishte ‘ndërhyrë’ edhe Kryeministri Edi Rama.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adnan polat marreveshja per kompanine e naftesi sinan idrizi adnan polat marreveshja per kompanine e naftesi sinan idrizi

Sondazh

Poll