Aktualitet

Biznesmeni turk e hodhi në gjyq për mashtrim, Sinan Idrizi e fal: Ai do të mbetet gjithmonë miku im…

24 Nëntor 2020, 14:45 Nga DOSJA
Biznesmeni turk e hodhi në gjyq për mashtrim, Sinan Idrizi e fal: Ai

TIRANË– Presidenti i klubit të Flamurtarit dhe aksioneri i “Air Albania”, Sinan Idrizi ka reaguar pasi u shpall i pafajshëm nga Gjykata turke për akuzën e mashtrimit.

Në një prononcim për Report Tv, Idrizi u shpreh se do të bëjë një kundër padi për biznesmenin turk Adnan Polat, ndërkohë që shton se ai do të mbetet mik me të.

“Do i bëj kundër padi për dëmshpërblim dhe dëmtim imazhi. Gjithsesi ai do të mbetet miku im. Në Shqipëri, duhet të më kërkojë falje Shpëtim Idrizi,”- tha Idrizi.

Sinan Idrizi u shpall i pafajshëm ditën e sotme, pasi akzuohej nga biznesmeni turk Adnan Polat se i kishte përvetësuar 3.5 milion euro që i kishte kërkuar borxh. Sipas biznesmenit turk për marrëveshjen kishte ‘ndërhyrë’ edhe Kryeministri Edi Rama.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adnan polat marreveshja per kompanine e naftes sinan idrizi adnan polat marreveshja per kompanine e naftes sinan idrizi

Sondazh

Poll