Ekonomi

Grabitja në Rinas, Sejko: Bankat e përballojnë këtë, por ndikon keq psikologjikisht në imazh

23 Prill 2019, 11:59 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas, Sejko: Bankat e përballojnë këtë,

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka komentuar grabitjen e Rinasit dhe ka thënë se bankat kanë aftësi për të përballuar këtë humbje.

Guvernatori megjithatë shprehu shqetësimin e tij se këto ngjarje kanë një imazh negativ, dhe ndikim negativ në psikologjinë e njerëzve.

Në Komisionin e Ekonomisë, Sejko tha:

Banka e Shqipërisë është përgjegjëse për kërkesat minimale që bankat kanë për ambientet e tyre në objektet e tyre. Lidhur me transportin e vlerave monetare, ka një udhëzim të Ministrisë së Brendshem, e cila si rregullore është forcuar. Ngjarja e fundit ka ndodhur në ambientet e aeroportit dhe jo gjatë transportimit. Masa e marra janë ndryshimet rregullative për këtë rregullore që në e kemi përforcuar dhe sigurisht që përgjegjësia direkte e jona është për të monitoruar dhe mbikqyrur zbatimin e kërkesave të sigurisë së bankave në ambientet e tyre. Dua të theksoj meqë ju jeni këtu që bankat janë të mirëkapitalizuara me likuiditet natyrisht që janë shumë të afta për të përballuar situata financiare qoftë edhe nga këto humbje apo goditje. Ajo që na shqetëson më shumë ne si BSH është përsëritja e këtyre ngjarjeve. Ndikimi negativ në imazh ndikim negativ psikologjik dhe sigurisht nëqoftëse ngjarje të tilla do të përsëriteshin shumë shpesh dhe ndikimi financiar do të bëhej shumë problematik dhe do të kishte një kosto jo vetëm për sistemin bankare por për të gjithë ekonominë shqiptare. Në dijeni time disa banka e kanë pasur GPS natyrisht për arsye teknike GPS zhvendoset në aeroport po ashtu dhe doganat po këtu nuk bëhen fjalë për element të detajuar në këtë nivel pasi këto janë post faktum për të zbuluar ne duhet të jemi të koordinuara si institucione për të marrë masa që ngjarje të tilla mos të përsëriten më në të ardhmen pasi jo vetëm që kanë ndikim financiar tek investitorët e huaj por ndikojnë negativisht dhe në imazhin e vendit.

Një grabitje spektakolare ndodhi 2 javë më parë në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën mbi 6.7 milionë euro.

Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta.

Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi gent sejko grabitja ne rinas gent sejko grabitja ne rinas

Sondazh

Poll