Ekonomi

Shkulja e kalldrëmeve, Berisha: Gjirokastra rrezikon që të përjashtohet nga UNESCO

22 Prill 2019, 14:59 Nga DOSJA
Shkulja e kalldrëmeve, Berisha: Gjirokastra rrezikon që të

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se me shkatërrimin e kalldrëmeve të Gjirokastrës, qyteti rrezikon që të përjashtohet nga UNESCO.

Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se kalldrëmet po zëvëndësohen me gurë që nuk po vendosen nga mjeshtra por nga punëtorë pa eksperiencë.

“Një projekt nga pushteti i krimit shkatërroi kalldrëmet e bukura dhe po i zëvëndëson në disa rrugica me gurë që nuk kanë lidhje me gurët e Gjirokastrës. Dhe më e keqja është punëtorët, jo mjeshtra ashtu siç e kërkojnë kalldrëmet, punojnë sa për të marrë ditën e punës. Gjirokastra rrezikon daljen nga UNESCO,”-shkruan qytetari.

Postimi i plotë:

Qyteti i Kadaresë, u bë pjesë e UNESCO për vlerat e rralla që ka qyteti i vjetër dhe ishte një shembull i qyteteve tregtare të stilit otoman. Sipas informacioneve një projekt i qeverisë i financuar nga kërkon të rehabilitojë të gjithë zonën e “Qafës së pazarit”, ku preken dhe rrugicat me kalldrëmë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale pazari i gjirokastres sali berisha shkulja e kalldremit ne gjirokaster pazari i gjirokastres sali berisha shkulja e kalldremit ne gjirokaster

Sondazh

Poll