Ekonomi

Bernard Dosti me plagjaturë? Koni ka kërkuar verifikimin, Kule refuzoi (Dokumenti)

19 Prill 2019, 17:10 Nga DOSJA
Bernard Dosti me plagjaturë? Koni ka kërkuar verifikimin, Kule refuzoi

TIRANË- Dekani i Fakultetit të Ekonomisë ka shpërfillur kërkesat e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni i cili i ka kërkuar fillimin  e procedurave për të verifikuar akuzave për plagjaturë nga ana e zv/rektorit  Bernard Dosti.  Ky i fundit në datë 12 Prill, është komanduar si zëvëndësues i rektorit Koni, pas pezullimit të tij nga Ministrja Shahini.

Klan Plus ka siguruar dy dokumentat që rektori Koni i ka dërguar dekanit të Ekonomikut, për verifikimin e plagjaturës të z. Dosti, dhe mbajnë datat 26 tetor dhe 12 dhjetor 2018, por në asnjë rast fakulteti nuk ka nisur procedurat për verifikim. Ndërkohë një ditë më parë ministre e Arsimit, Besa Shahini, deklaroi se është në dijeni që ndaj rektorit të komanduar Bernard Dosti ka akuza për plagjiaturë, por theksoi se nuk i ka verifikuar këto akuza.

Ndërkohë që ka akuzuar sërish rektorin e pezulluar Koni, duke thënë se: “Rektori ka patur mundësi që ta shkarkojë zv/rektorin Dosti nëse ka vërtetuar se ka kryer plagjiaturë me dokumentin me të cilin ka marrë titullin akademik, por nuk e ka bërë një gjë të tillë”. Por këto dokumenta tregojnë se Koni e këkruar verifikimin e kësaj akuze, por në asnjë rast Fakulteti i Ekonomisë nuk ka nisur procedurat për verifikimin.

Drejtuesit e universiteteve u akuzuan edhe disa ditë më parë nga kryemonostri Edi Rama se nuk po bëjnë verifikimin e titujve të pedagogëve që ishte edhe një nga kërkesat e studentëve gjatë protestës së tyre.

Kriza në universitetin e më të madh në vend është ende pa zgjidhje, pasi pritet vendimi i Presidentiti të Republikës në lidhje me shkarkimin ose jo të Rektorit.

Marrë nga Klan Plus

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale berndard dosti besa shahini dhori kule pakti per universitetin rektori me plagjiature berndard dosti besa shahini dhori kule pakti per universitetin rektori me plagjiature

Sondazh

Poll

Ekonomi 17 Prill 2019, 09:27

Gra në misione paqeruajtëse? Jo mision i pamundur

Gjeneral majorja Kristin Lund, është gruaja e parë që ka drejtuar një mision paqeruajtës të OKB, atë të Qipros. Sot ajo drejton misionin e OKB dhe trupën paqeru...