Ekonomi

Ndërtimi i 4 HEC-eve në Koçinar/ Banorët protestojnë: Me kanun uji nuk preket, vetëm luftë me kallash do kenë

20 Prill 2019, 10:13 Nga DOSJA
Ndërtimi i 4 HEC-eve në Koçinar/ Banorët protestojnë:

MIRDITË– Banorët e zonës së Kaçinarit në krahinën e Mirditës kanë dalë sërish në protestë kundër ndërtimit të katër HEC-eve. Sipas tyre, nëse HEC-et ndërtohet atëherë do të shkatërrohet edhe bujqësia pasi në zonë nuk ka burim tjetër uji.

Ata janë shpehur të vendosur për anulimin e ndërtimit të HEC-eve, saqë kanë premtuar edhe përplasje fizike me cilindo që këmbëngul.

Banor i zonës: Zonës tonë do ta shkaktojë dëmin më të madhë sepse 7 katunde do të mbeten thatë nëse marrin ujin.  Ne jemi tepër kundër kësaj. Katundi ka qënë më i madhi i Mirditës. Me ujin ne jetojmë. S’ka më bujqësi nëse na marrin ujin. S’ka ardhur askush të na tregojë. Më ka thënë djali nga Anglia. Kanë shkuar që të kërkojnë firma nëpër gra apo njerëz që s’kanë tokë. Si do ta lënë populin të thahet?

Banor i zonës: Unë Enver Hoxhën nuk e dua fare, ai ka thënë mos luani me zjarrin. Por mos të bëjë vaki kush me e fut kambën në zonën e Kaçinarit se shkon puna shumë keq. Jam Gjovalin Moli, të mos guxojnë të futen se vetëm luftë do të kenë. Të armatosen me kallasha.  Të marrin kallashat se Kaçinari nuk rrin më. Armatosuni popull.

Banor i zonës: Nuk jemi dakort. Natyrën na e fali Zoti dhe nuk ia lëjmë askusjt. Këtu bëhet fjalë për katër HEC-e. janë thjesht për qëllime përfitimi të atyre firmave fantazëm. Me kanunin e Lek Dukagjinit uji nuk është prek. Unë kam dalë me këta banorë dhe do të protestojmë deri në fund.

Sipas banorëve, nëse nuk jepet urdhëri për anulimin e ndërtimit të HEC-eve, atëherë ata do të zhvillojnë një protestë edhe më të madhe në qytetin e Rrëshenit.

Në krahinën e Mirditës janë dhënë leje për ndërtimin e disa TEC-eve. Ndërtimi i tyre është kundërshtuar nga banorët e zonës duke nënshkruar edhe peticione kundër tyre. Deri më tani ministrja Belinda Balluku ka anuluar vendimin për ndërtimin e e dy HEC-eve të parashikuar për t’u ngritur në lumin Urakë, në zonën e Kurbneshit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale hec-et ne mirdite kacinar mirdite proteste per hec ne kacinar hec-et ne mirdite kacinar mirdite proteste per hec ne kacinar

Sondazh

Poll

Ekonomi 17 Prill 2019, 09:27

Gra në misione paqeruajtëse? Jo mision i pamundur

Gjeneral majorja Kristin Lund, është gruaja e parë që ka drejtuar një mision paqeruajtës të OKB, atë të Qipros. Sot ajo drejton misionin e OKB dhe trupën paqeru...