Aktualitet

‘Rinasi’/ Gjykata lë në burg Alkond Bengasin, pritet të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

23 Prill 2019, 10:56 Nga DOSJA
‘Rinasi’/ Gjykata lë në burg Alkond Bengasin, pritet

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” për Alkond Bengasin, njërin prej të arrestuarve si i përfshirë në grabitjen e Rinasit.

Dosja.al ka mësuar se gjyqtari Bibë Ndreca e mbajti seancën pa praninë e mediave, ku u lexua edhe deklarata e prokurorisë për Bengasin.

Ai pritet të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë pasi ka pranuar para hetuesve se ka marrë pjesë në grabitjen e Rinasit, ka treguar emrat dhe profilet e njerëzve të përfshirë në këtë ngjarje.

Në deklaratën e Bengasit, mësohet se ka qenë i përfshirë edhe ish-polici Mareglen Hoxha, i cili u paralajmërua pak ditë më parë se ndihmoi grabitësit në Rinas. Me pranimin e fajit, Bengasi do të jetë bashkëpunëtori i drejtësisë.

Alkond Bengasi është kushëri i Klement Çalës, i përfolur si një nga grabitësit kryesor të Rinasit. Ai akuzohet për grabitje, grup të strukturuar dhe armëmbajtje dhe prodhim municionesh.

Në gjykatë, Bengasi u mbrojt nga avokati Adriatik Cami. Adriatik Cami, është një ish-prokuror i cili u shkarkua nga Vettingu. Me largimin nga sistemi i drejtësisë, Cami tashmë ushtron profesionin e avokatit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik cami alkond bengasi grabitja ne rinas adriatik cami alkond bengasi grabitja ne rinas

Sondazh

Poll