Aktualitet

Dokumenti/ Kur Sandër Lleshaj drejtonte Këshillin e Aviacionit Civil, flet veç për paratë… asnjë fjalë për sigurinë e

23 Prill 2019, 09:24 Nga DOSJA
Dokumenti/ Kur Sandër Lleshaj drejtonte Këshillin e Aviacionit Civil,

TIRANË- 2 javë nga grabitja spektakolare në aeroportin e Rinasit ku u vodhën mbi 6.7 milionë euro, ende asnjë shenjë për vendodhjen e parave, apo për autorët.

Aeroporti është marrë tashmë nën mbrojtjen e ushtrisë, ndërkohë që asnjë zyrtar i shtetit nuk ka marrë përgjegjësitë për ngjarjen më të përfolur të këtij viti.

Dosja.al ka siguruar një procesverbal të mbledhjes së Këshillit Drejtues të Aviacionit Civil më 17 prill 2018, një vit më parë.

Në atë kohë ky këshill drejtohej nga ministri i sotëm i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në këtë mbledhje, Lleshaj mbante njëherazi edhe postin e këshilltarit për Sigurinë pranë Kryeministrit Edi Rama.

Ajo që bie në sy është fakti, se në asnjë nga pikat e mbajtura shënim në procesverbal, Lleshaj nuk ka ngritur shqetësimin për forcimin e sigurisë në aeroport.

I vetmi shqetësim që lexohet në këtë dokument është ambientimi i Aviacionit Civil në disa zyra të reja pranë TIA-s, apo edhe mbështetja e Bashkisë Tiranë me blerjen e fidanëve për të krijuar Pyllin Orbital.

Siguria e aeroportit ka qenë dytësore për Lleshajm dhe anëtarët e tjerë të Këshillit, ku siç thonë edhe vetë kanë rritur shpenzimet për trajnimin e punonjësve dhe kanë ulur fondet për ruajtjen fizike të godinës.

Pra, për t’a kuptuar më mirë. Aviacioni Civil nuk ka planifikuar rritjen e sigurisë në aeroport, por paratë i ka shpenzuar për trajnime dhe zyra…

Interesante!

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aviacioni civil grabitja ne rinas sander lleshaj aviacioni civil grabitja ne rinas sander lleshaj

Sondazh

Poll