Aktualitet

Shtyhet seanca për Klement Balilin, avokati i tij kërkon kohë për mbrojtjen

23 Prill 2019, 10:45 Nga DOSJA
Shtyhet seanca për Klement Balilin, avokati i tij kërkon kohë

Tiranë- Gjykata e Krimeve të Rënda është shtyrë edhe sot seancën ndaj Klement Balilit pasi avokati i tij Theodhori Sollaku kërkoi kohë për mbrojtjen e tij. Mësohet se seanca e radhës do të  zhvillohet me 7 maj.

Më 8 prill Prokuroria e Krimeve të Rënda dha pretencën për Klement Balilin, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”. Mbi Balilin rëndojë 4 akuza: ‘trafik lëndësh narkotike’, ‘pastrim parash’, ‘grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘refuzimi i deklarimit të pasurisë’.

Prokuroria kërkoi 18-vite burg për të, por me konvertimin për gjykim të shkurtuar, në rast dënimi, Balili përfiton uljen e 1/3-ës së dënimit, që konvertohet në 12 vite burg. (lexo këtu)

Kush është Klement Balili?

Klement Balili, i njohur si Eskobari i Ballkanit u bë i njohur në vitin 2016 e prej që atij momenti u shpall në kërkim për trafik droge.

Mediat greke e denoncuan Balilin si ‘mbretin’ e drogës. Drejtori i Transporteve të LSI u arratis për disa vite për t’u vetëdorëzuar në Polici në 15 janar 2019.

Balilit iu sekuestrua pasuria, megjithëse ai pas vetëdorëizmit ka mohuar akuzat dhe implikimin e tij në trafikun e drogës.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klemend balili pretenca per balilin seanca te krimet rënda klemend balili pretenca per balilin seanca te krimet rënda

Sondazh

Poll