Aktualitet

Vdekja e 25-vjeçares pas lindjes, zbardhet ekspertiza: Shkak mpiksja e gjakut

23 Prill 2019, 11:20 Nga DOSJA
Vdekja e 25-vjeçares pas lindjes, zbardhet ekspertiza: Shkak mpiksja e

Tiranë- Për vdekjen e 25-vjeçares Rexhina Dobrova në spitalin e Elbasanit është zbardhur ekspertiza mjeko-ligjore.

Mësohet se vdekja e 25-vjeçares pas lindjes çezeriane të bebes së saj  ka ardhur nga koagulimi. Koagulimi është një mpiksje gjaku, e cila e bën këtë të fundit të trashet deri sa thahet përfundimisht në vena. 

“Për pasoje nga mpiksja e gjakut është bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme”, thuhet në ekpertizë.

Dosja.al mësoi se në këtë spital pas kësaj ngjarje të rëndë janë pezulluar operacionet. Po kështu janë ngritur në protestë edhe mjekët e spitalit pas arrestimit të dy kolegëve të tyre. (lexo këtu)

Një ditë më parë 25-vjeçarja humbi jetën tragjikisht në spital pasi lindi foshnjën e saj. Mjekët e spitalit thanë  se u bënë ekzaminimet para lindjes, por jo vizita e zemrës. Familjarët deklaruan se Rexhina Debrova kishte shkuar me urgjencë në spital por sipas tyre pavarësisht alarmit të ngritur nga mjekët, kardiologu shkoi me vonesë në spital. Polici ka shoqëruar në komisariat dy mjekët që kanë bërë operacionin bashkë me stafin.

Mësohet se në prangat e policisë ka rënë mjeku kardiolog Mehmet Ibraj dhe ai reanimator, Nikollaq Thano, të cilët fillimisht u shoqëruan në polici.  (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rexhina dobrova vdekja e 25 vjecares pas lindjes vdekja spitali i elbasanit zbardhet ekspertiza rexhina dobrova vdekja e 25 vjecares pas lindjes vdekja spitali i elbasanit zbardhet ekspertiza

Sondazh

Poll