Aktualitet

Shtyhet për në 6 maj seanca për Rovena Gashin, KPA s’e lejon të përfaqësohet nga e motra

23 Prill 2019, 08:21 Nga DOSJA
Shtyhet për në 6 maj seanca për Rovena Gashin, KPA s’e

Tiranë- Ditën e sotme seanca në KPA për prokuroren Rovena Gashi e cila kërkon rikthimin në detyrë pas shkarkimit nga KPK-ja u zhvillua me dyer të mbyllura,  pa praninë e kamerave dhe gazetarëve.

Rovena Gashi kërkoi edhe sot që avokate në këtë proces të ketë motrën e saj por KPA nuk e ka lejuar. Madje ajo është shprehur se motra e saj do të heqë dorë nga puna si gjyqtare për të qenë avokate e saj. Pas refuzimit nga KPA ajo kërkoi dy javë kohë për të gjetur një tjetër përfaqësues ligjor. Seanca e rradhës ndaj Gashit do të zhvillohet më 6 maj.

Kujtojmë se në seancën e parë, Rovena Gashi përfaqësohej ligjërisht nga motra e saj Ema Gashi. Por kjo e fundit nuk u pranua si avokate e prokurores nga KPA. Nuk munguan as debatet mes  Ema Gashit dhe përfaqësuesit të OMN-së, Theo Jacobs, pasi motra e ish-prokurores tha se  duhet të ishte në seancë përfaqësuesja tjetër, Mia Roznig dhe jo ai.

Ish-prokurorja Rovena Gashi kërkon rikthimin në detyrë pas shkarkimit nga KPK-ja me arsyetimin e ka fshehur pasurinë.

DEBATET NË SEANCËN E SOTME:

KPA: Ema Gashi nuk mund të jetë përfaqësuese e jotja.

Gashi:Kam të drejtën për përfaqësuese, kërkoj dy javë kohë. Ema Gashi do të tërhiqet nga KLGJ-ja, do të jetë përfaqësuesja ime.

Shkarkimi nga KPK

Në korrik të 2017 KPK shkarkoi nga detyra prokuroren Rovena Gashi  për shkak se doli në përfundimin e kishte feshehur pasurinë.Pas pezullimit nga detyra  prokurorja Rovena Gashi refuzoi seancën e KPK pasi sipas saj ky institucion e kishte marrë vendimin 8 muaj më parë. Gashi theksoi se në lidhje me këtë çështje do të paraqitej para gjykatës ku dëgjohet zëri saj pasi ka shumë shkelje proceduriale. Rovena Gashi njihet si krahu i djathtë i ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llallës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ema gashi rovena gashi seanca në kpa shkarimi nga kpk ema gashi rovena gashi seanca në kpa shkarimi nga kpk

Sondazh

Poll