Aktualitet

“Kjo është Shqipëria turistike”, Klosi ‘suprizohet’ nga të rinjtë me hartën e mbuluar me kanabis (VD)

23 Prill 2019, 11:04 Nga DOSJA
“Kjo është Shqipëria turistike”, Klosi

TIRANË- Një grup të rinjsh kanë protestuar sot para zyrës së ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Ai kishte zbritur në oborrin e minsitrisë, ku po priste një grup investitorësh të huaj, por ka hasur në “surprizën” që i kishte rezervuar grupi i të rinjve.

Ata kishin përgatitur një hartë të Shqipërisë, e cila ishte e mbuluar me kanabisit për të thënë se në vendin tonë mbillet kjo lloj drogë. Në momentin që ata kanë zbuluar hartën kanë nisur të duartrokasin dhe të borhorasin duke thënë: Kjo është shqipëria turistike.

Klosi nga ana tjetër nuk ka bërë asnjë veprim, vetëm ka parë “surprizën” e të rinjve dhe më pas është futur brenda godinës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blendi klosi protesta e te rinjve shqiperia me kanabis shqiperia turistike blendi klosi protesta e te rinjve shqiperia me kanabis shqiperia turistike

Sondazh

Poll