TIRANË– Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico është shprehur se mjekët nuk i fshehin vdekjet e pacientëve, duke hedhur poshtë pretendimet e kreut të opozitës Lulzim Basha. E ftuar në Spotlight, ajo u shpreh se në një kohë të tillë pandemie, është shumë të vështirë të mblidhen informacionet lidhur me shkakun e vdekjes së viktimave.
“Çertifikata e vdekjes është një informacion shumë i rëndësishëm, e tillë që të ndihmon të kuptosh pse ka ndërruar jetë një pacient. Shkaku i vdekjes është i rëndësishëm, sa për familiarët dhe pacientët, ashtu edhe për punonjësit e shëndetit publik. Sot nën akte të caktuara ndërkombëtare, ku e drejta e personit e ekzekutuar nga familiarët e vet në shumicën e rasteve nuk e lejon kryerjen e autopsisë, krijon një ngërç edhe me certifikatën e vdekjes. Është një vendim shumë i vështirë, kërkon njohuri dhe kohë të plotë dhe shpesh, sidomos në kohët e pandemive është shumë e vështirë që ta mbledhësh këtë lloj informacioni,”-u shpreh Fico.
Ndërkohë që PD ka kërkuar herë pas here ndërhyrjen nga ana e Prokurorisë, Fico është shprehur se nuk ka nevojë për një hetim por një auditim klinik.
“Unë nuk shikoj Prokurorinë që të zgjidhë këto probleme, është ai që quhet auditim klinik që i vë pikat mbi ‘i’. E kemi patur dhe e kemi, edhe sot bëhet në QSUT. Kur bëhet analiza vjetore, një kolonë e rëndësishmë është analiza e vdekjeve që ka ndodhur. Në këtë kohë na intereson të dimë sepse kemi menduar që këto masa të jenë të tilla. Nëse këto numra do të shkojnë në skenarin e ezaurimit të spitaleve 1-2-3-4, kush do hapet tjetër,”-shtoi ajo.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se të gjithë ata shqiptarë që janë vrarë në Ekuador, në vendin e tyre të lindjes, nuk janë askushi. E ...
TIRANË– ZV/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli nuk dinte të përgjigjej kur u pyet për numrin e të shtruarve në spitalet Covid.E ftuar në “Opinion”, Ra...
TIRANË– Zv.Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se edhe pse mund të kenë patur Covid pacientët, nuk do të thotë se kanë vdekur nga Covid. E ft...
TIRANË– Videoja që po shikoni vjen nga spitali i Traumës, aty ku një autoambulancë është bllokuar dhe nuk mund të ecë më.Siç shihet edhe në pamjet e...
TIRANË– Epidemiologi Dritan Ulqinaku ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha për fshehjen e numrit të vikt...
TIRANË– Mjeku Artan Koni ka deklaruar se fakti që njerëzit rrinë të shtrirë në tokë në morg është diçka normale. I ftuar në “Open”, ai tha se këto g...
TIRANË– Dardan Domi thotë se nuk e di nëse nëna e tij ka ndërruar jetë prej COVID apo jo, sepse ishte e shtruar në spital COVID dhe në kartelë shkaku...
TIRANË– Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare është shprehur se të ndjerët po bëhen mish për top, pas akuzave të Partisë Demokratike për fshehjen ...
TIRANË– Skënder Brataj, ia ka pasuar ‘topin’, Mira Rakacollit zv/ministres së Shëndetësisë dhe kryetares së Komitetit Teknik, çështjen e manipulimit...