Aktualitet

Akuzat e PD-së për fshehjen e vdekjeve, Brataj: Po i bëni mish për top, vetëm tamponi është kriter që i klasifikon si vi

23 Nëntor 2020, 21:06 Nga DOSJA
Akuzat e PD-së për fshehjen e vdekjeve, Brataj: Po i bëni mish

TIRANË– Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare është shprehur se të ndjerët po bëhen mish për top, pas akuzave të Partisë Demokratike për fshehjen e numrit të viktimave të Covid-19.

I ftuar në “Open”, Brataj tha prerë se e vetmja gjë që klasifikon nëse është viktimë Covid-19 apo jo, është tamponi.

“Po i bëjmë mish për top duke i nxjerrë gjithandej. Të vdekurit janë të vdekur dhe nuk mund t’i fshehësh. Nuk e di ça thotë PD, unë jam në krah të mjekëve. Ne jemi specialistë. Jemi me mjekët që luftojnë çdo ditë me vdekjen, që s’mundohen të denigrojnë një jetë njeriu. Në çdo vend të botës, të vdekurit ndahen, nga ato që dalin me tampon pozitiv nga virusi dhe pjesa tjetër kur del tamponi negativ, si do ta vë te lista e vdekjeve Covid. Nuk e luan topi. Tamponi vërteton nëse klasifikohet vdekje me Covid apo jo,”- tha Brataj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet skender brataj viktimat e koronavirusit ne shqiperi skender brataj viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Nëntor 2020, 19:46

ITALI– Një grua shqiptare, 34 vjeçe, e identifikuar si Hazbije Sinameta ka ndërruar jetë në Itali, tre ditë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë...