Aktualitet

Rakacolli: Jo çdo pacient i infektuar me Covid-19 vdes nga virusi, ka debate dhe për përcaktimet e OBSH-së

23 Nëntor 2020, 22:14 Nga DOSJA
Rakacolli: Jo çdo pacient i infektuar me Covid-19 vdes nga virusi, ka

TIRANË– Zv.Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se edhe pse mund të kenë patur Covid pacientët, nuk do të thotë se kanë vdekur nga Covid.

E ftuar në “Opinion”, Rakacolli u pyet për akuzat e Lulzim Bashës së janë fshehur viktimat e shkaktuara nga Covid-19, dhe tha se jo çdo i infektuar nga Covid-19.

E pyetur për udhëzimet e dhëna nga vetë OBSH-ja, Rakacolli tha se ka debate në lidhje me të.

“Pasja e infeksionit Covid nuk do të thotë patjetër që vdekja ka ardhur nga sëmundja Covid dhe këtë e thotë në grup gjithë personeli mjekësor që ka punuar. Vdekje të ardhura nga raste të çertifikuara Covid 19, janë ato që ka raportuar Ministria e Shëndetësisë. Fakti që ka përcaktime të OBSH, do të thotë që ka debate,”- tha Rakacolli.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mira rakacolli viktimat e koronavirusit ne shqiperi mira rakacolli viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll