Aktualitet

E PLOTË ME VIDEO/ Qytetari tregon si e mori trupin e nënës së vdekur nga Infektivi: E ngrita me duart e mia, s’mu dha asnj

23 Nëntor 2020, 21:33 Nga DOSJA
E PLOTË ME VIDEO/ Qytetari tregon si e mori trupin e nënës

TIRANË– Dardan Domi thotë se nuk e di nëse nëna e tij ka ndërruar jetë prej COVID apo jo, sepse ishte e shtruar në spital COVID dhe në kartelë shkaku i vdekjes është arrest kardiak.

I filmuar nga Gazmend Koduzi, videoja e Domit u publikua në “Open”, teksa kërkonte që prokuroria të niste hetimet për rastin e nënës së tij, pasi ende nuk i dinë shkakun e vdekjes. Ai tregon se trupin e të ëmës e ka marrë vetë në krah dhe e ka çuar për ta varrosur.

“Motra që ishte këtu kishte komunikuar me një mejke që quhej Esmeralda Meto. Më mori evtë, më tha që gjendja nuk është e mirë, më pas na thanë që ka vdekur. Nuk kam marrë asnjë testim që nëna ime ishte me Covid-19. Më thanë që hajde merre trupin dhe fute në arkivol. Më pas kam shkuar dhe e kam marrë nënën time me duart e mia. Në skedë është shkruar emri i një tjetër mjeku, ndërsa në telefon më është prezantuar një tjetër mjeke. Dua që të nisen hetimet, që të vërtetohet çfarë ka ndodhur me nënën time, dhe nëse nuk ka vdekur nga Covid-19 pse e shtruan në një spital ku mund ta merrte edhe nëse nuk e kishte,”- tregon ai.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dardan domi dardan domi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Nëntor 2020, 19:46

ITALI– Një grua shqiptare, 34 vjeçe, e identifikuar si Hazbije Sinameta ka ndërruar jetë në Itali, tre ditë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë...