Aktualitet

Pse se kallëzoni Bashën për shpifje? Brataj i ‘pason topin’ Rakacollit: S’jam drejtues i Komitetit Teknik, na lini ore

23 Nëntor 2020, 20:55 Nga DOSJA
Pse se kallëzoni Bashën për shpifje? Brataj i ‘pason

TIRANË– Skënder Brataj, ia ka pasuar ‘topin’, Mira Rakacollit zv/ministres së Shëndetësisë dhe kryetares së Komitetit Teknik, çështjen e manipulimit të vdekjeve nga Covid-19.

I ftuar në “Open”, Brataj u pyet se përdira beson se Lulzim Basha gënjen kur thotë se janë fshehur dhe manipuluar numri i viktimave, përse nuk e kallëzon si të rremë dhe shpifje.

Brataj tha se nuk ka se me kë të merret më para, pasi në vend të parë për të janë qytetarët, teksa shtoi se nuk është drejtuesi i Komitetit Teknik. ai iu drejtua edhe Koduzit, teksa i tha që t’i linte të qetë.

“Na lini more të qetë. Me kë do merrem unë më para, me qytetarët apo me kto. S’jam as drejtues i Komitetit teknik. na lini more të qetë, merruni me njëri-tjetrin,”- tha Brataj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet skender brataj skender brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Nëntor 2020, 19:46

ITALI– Një grua shqiptare, 34 vjeçe, e identifikuar si Hazbije Sinameta ka ndërruar jetë në Itali, tre ditë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë...