Aktualitet

Pacienti priti gjithë natën në ambulancë, Brataj justifikohet: Nuk i mungoi as oksigjeni, as pajisjet….të ha kohë lirimi

23 Nëntor 2020, 22:06 Nga DOSJA
Pacienti priti gjithë natën në ambulancë, Brataj

TIRANË– Mjeku Koçiaj ka publikuar një denoncim ku shprehet se ka pritur gjithë natën me një pacient në auto-ambulancë, pasi nuk i është mundësuar shtrimi në spital. Në një lidhje me Skype, Koçiaj u përball me Bratajn, i cili dha dhe shpjegimet për mënyrën se si funksionon shtrimi i një pacienti.

Sipas Bratajt, të ha kohë lirimi i shtratit dhe në spitale, nuk është puna se ‘ja ku është shtrati, shtrihu aty’. Ajo që ishte më qesharake, ishte fakti që Brataj këmbëngulte se pacientit nuk i mungon asgjë edhe pse kurohet në auto-ambulancë, nuk i mungon asgjë aty.

Pavarësisht këmbënguljes së gazetares Eni Vasili, se përse rrinë pacientët në të ftohtë në auto-ambulancë, kur ka shtretër bosh, Brataj e rrotulloi përgjigjen tek fjalët se pacientit nuk i mungon asgjë.

Pjesë nga biseda:

Skënder Brataj: Ka raste kur veç Tiranës vijnë edhe ata të rretheve. Ka momente fluksi të thirrjeve. Të gjitha këto janë vlerësuar dhe detyrimisht ka pasur pritje. Veç ambulancave, 9, që janë në spitale. Kemi shtuar ekipet e reja që të na vijnë në ndihmë. Nuk ka vende kështu aty, ja ku është krevati, hajde futu. Nuk është se u la në mëshirë të fatit.

Eni Vasili: Pse nuk hapen spitalet, pse duhet të presë pacienti në të ftohtë?

Skënder Brataj: Si nuk hapen…referimi që tha doktori është ky…

Koçiaj: Atë natë diku çaloi diçka…nuk pati ndonjë fluks kushedi se çfarë..në mometnin që themi kemi vende, pse nuk ndodh shtrimi?

Skënder Brataj: Koha e lirimit të shtratit…paketimi dhe dërgimi i pacientit në shtëpi…çdo gjë ka kohë dhe të ha kohën e vet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan kociaj eni vasili skender brataj dritan kociaj eni vasili skender brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Nëntor 2020, 19:46

ITALI– Një grua shqiptare, 34 vjeçe, e identifikuar si Hazbije Sinameta ka ndërruar jetë në Itali, tre ditë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë...