Aktualitet

Kundër ndërtimit të HEC-ve, Mirditorët ngrihen në protestë (Video)

23 Prill 2019, 09:01 Nga DOSJA
Kundër ndërtimit të HEC-ve, Mirditorët ngrihen në

MIRDITË– Banorët e Mirditës kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të HEC-eve.  Me pankarta në duar “Jo HEC-e në Mirditë” dhe “Jo shkatërrimit të lumenjve dhe natyrës” banorët dolën në sheshin “Abat Doçi” në qendër të Rrëshenit për të kundërshtuar ndërtimin e HEC-eve.

Në protestë kanë marrë pjesë banorë të Selitës, Fanit, Oroshit, Kaçinarit aty ku edhe janë parashikuar të ndertohen disa HEC-e. “Jemi kundër masakrave mjedisore, nuk lejojmë që të na grabisin pasuritë tona,”- shprehen banorët. 

Kjo nuk është hera e parë që mirditorët kundërshtojnë ndërtmin e HEC-eve. Më 16 prill ata firmosën një peticion kundër ndërtimit të HEC-eve. Ata kundërshtojnë vendimin e qeverisë, të ndërmarrë para dy mujash për ngritjen e  dy HEC-ve mbi lumin Urakë.

Sipas banorëve, vendimet për ndërtimin e HEC-eve janë marrë dhe nënshkruar në mungesë dhe transparencë të plotë me komunitetin vendas.

(J.V/ F.M/ Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hecet ne mirdite mirdite protesta kunder ndertimit te heceve proteste ne mirdite rreshen hecet ne mirdite mirdite protesta kunder ndertimit te heceve proteste ne mirdite rreshen

Sondazh

Poll