Aktualitet

Policia e raportoi si aksident, babai i 27-vjeçarit: E pashë me sytë e mi, djali ishte i therur

23 Prill 2019, 09:04 Nga DOSJA
Policia e raportoi si aksident, babai i 27-vjeçarit: E pashë me

PEQIN– Babai i 27-vjeçarit, i cili u raportua ditën e sotme nga policia si i aksidentuar me vdekje ka dhënë detaje të reja. Ai shprehet për Fax NeWs se djalin ja kanë vrarë.

“Më mori në telefon policia e Peqinit, më thanë se djali është në gjendje kome. E pashë me sytë e mi djalin në morg, ma kishin therur. U thashë a të vij vetë, më thanë që do të bëhet më mirë. Vetëm po ta shikoni, djali është i sakatosur, ka dëmtime të mëdha në fytyrë dhe nofulla,”– është shprehur babai i të ndjerit me iniciale S. V..

Pak orë më parë policia raportoi se një 27-vjeçar ishte aksidentuar për vdekje në aksin Elbansan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Sipas policisë, 27-vjeçari ishte përplasur nga një motoçikletë, drejtuesi i të cilës ishte larguar nga vendngjarja.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 27-vjecari i vdekur babai i 27-vjecarit elbasan peqin 27-vjecari i vdekur babai i 27-vjecarit elbasan peqin

Sondazh

Poll