“Shpëton jetën e pacientëve të intubuar”/ Paloka bën denoncimin: Nuk ka asnjë pajisje EMCO në Shqipëri, mung
23 Nëntor 2020, 21:29Nga DOSJA
TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka bërë një denoncim, duke thënë se pajisja që oksigjenon gjakun në trupin e njeriut muk ekziston në spitalet shqiptare.
I ftuar në “Tempora”, ai është shprehur se për shkak të mungesës së pajisjes së rëndësishme shumë persona humbin jetën, ndërkohë ata që kanë mundësi shkojnë për kurim në Turqi.
” ECMO është një pajisje që bën oksigjenimin e gjakut jashtë trupit të njeriut. Është si pajisjet e dializës dhe të njëjtin funksion bën ECMO për pastrimin e gjakut. Kjo është vërtetuar që shpëton jetë. Për këtë arsye shumë shqiptarë që kanë mundësi largohen dhe ikin në Turqi. Nuk ka asnjë pajisje të tillë dhe kushton vetëm 30 mijë euro. Kjo është më e tmerrshmja dhe shpëton jetë. Në momentin që pacienti intubohet është hapi i fundit dhe është fatalitet. Gati 100% e pacientëve të intubuar në Shqipëri shkojnë drejt vdekjes. Pikërisht kjo pajisje shpëton këto pacientë që janë në shkallën e fundit.”- ka thënë ai.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka deklaruar se fotot nga morgu që u publikuan nga media nuk kanë dalë nga Parta e tyre, ashtu si&cc...
TIRANË– Duke folur për situatën aktuale me krizën e shkaktuar nga koronavirusi në vend, Presidenti i Republikës është shprehur se detyra e tij është ...
TIRANË- Një debat i ashpër është ndezur mbrëmjen e sotme mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Tritan Shehu dhe zv.ministrit aktual të Shëndetësisë, Albert Ni...
TIRANË– Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare i ka thënë prerë ekspertit të shëndetësisë dhe përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi,...
TIRANË- Ish-gjyqtari i Apelit të Durrësit do të qëndrojë jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi ven...