Politike

Akuzat për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid-19, Meta: Prokuroria të japë sqarime, të shkundë institucionet

23 Nëntor 2020, 20:23 Nga DOSJA
Akuzat për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid-19, Meta:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Log”, Meta tha se populli duhet të marrë vesh se çafarë po bëhet me vdekjet nga Covid-19, dhe se kjo gjë zgjidhet vetëm duke i hetuar këto akuza.

“Mendoj se prokuroria, i detyrohet popullit për të hetuar dhe për të verifikuar disa akuza konkrete të ngritura jo vetëm nga kryetari i opozitës, Basha që ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar, por edhe kryeministrit i takonte t’i bënte thirrje prokurorisë për të hetuar nëse ka pasur manipulim. Për ne është e rëndësishme, derisa të mbërrijë vaksina e vërtetë, më e mira për të përballuar këtë pandemi, është profesionalizimi, transparenca dhe besimi i publikut dhe kjo duhet të kërkohet nga qeveria dhe vetë kryeministri për një mbështetje sa më efektive nga të gjithë këtë periudhë të vështirë dhe dramatike,”- tha Meta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 23 Nëntor 2020, 13:19

TIRANË– Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri zhvilloi një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, të cilin e ka shpallur edhe qytetar nderi. Pas ta...