Politike

Pamjet e rënda nga morgu i Tiranës/  Paloka: FOTOT nuk kanë dalë nga PD! Kjo që ndodh është makabritet

23 Nëntor 2020, 21:22 Nga DOSJA
Pamjet e rënda nga morgu i Tiranës/  Paloka: FOTOT nuk kanë

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka deklaruar se fotot nga morgu që u publikuan nga media nuk kanë dalë nga Parta e tyre, ashtu siç u përfol.

I ftuar në ‘Tempora’, Paloka ka përgëzuar ata persona që i kanë bërë fotografit brenda morgut, por megjithatë ai e ka cilësuar si makabre.

Kanë dalë në media, nuk është e vërtetë që kane dalë nga PD. Kjo s’ka rëndësi, madje e përgëzoj atë që i ka bërë ato fotografi. Është etike apo jo, kjo është një temë tjetër. Është e rëndë sepse janë foto të vërteta. Është e rëndë se po ndodh, jo pse ajo që po ndodh denoncohet. Turp dhe makabritet është ajo që ndodh, jo denoncimi. Rama gjithmonë merret me denoncuesin dhe e njëjta gjë ndodhi edhe me këto foto.” ka thënë ai. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edi paloka

Sondazh

Poll