Politike

Rritja e pagave të mjekëve, Meta si Kryemadhi: E përgëzoj, rimbursimi i medikamenteve u bë me vonesë

23 Nëntor 2020, 20:59 Nga DOSJA
Rritja e pagave të mjekëve, Meta si Kryemadhi: E përgëzoj,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama për rritjen e pagave të mjekëve. I ftuar në emsionin “Log”, Meta tha se ky është një vendim që duhet përgëzuar por rimbursimi i medikamenteve të Covid-19, ishte i vonuar.

“Cdo reflektim është pozitiv. Duhet të ishte bërë më parë është e vonuar. Edhe pajisjet për oksigjen qeveria ti marrë në tregun ndërkombëtar. A ka mundësi që të reflektojë qeveria, sipas të dhënave që kam unë, qeveria ka planifikuar rritjen e pagesës për PPP-të nga 7.9 mld në 14.5 mld lekë për një vit. A ka mundësi ta shikojmë këtë, ka vepra të domosdoshme ok, por shëndeti është kryesori. Është një masë, a ka mundësi t’i dyfishojë se biznesi më i madh më të suksesshme është mësimi i gjermanishtes, që mjekët ikin atje, dhe një nga problemet më të mëdha të sistemit shëndetësor është që për një mijë banorë Shqipëria ka 30-50% më pak personel shëndetësor, sepse kemi shpopullim. Nuk do të kisha asnjë hezitim edhe sikur të dyfishoheshin, pasi shëndeti është i pari. Po të ishin në kontroll PPP-të do të ishin rritur pensionet dhe pagat e tjera të administratës,”- tha Meta.

Rritjen e pagave për mjekët e ka përgëzuar më herët edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi që është njëkohësisht edhe bashkëshortja e Metës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 23 Nëntor 2020, 13:19

TIRANË– Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri zhvilloi një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, të cilin e ka shpallur edhe qytetar nderi. Pas ta...