DEBAT në studio/Mjeku i drejtohet ashpër zv.ministrit: Fshiheni pas mjekëve. Rama duhet t’i kërkonte hetime prokurorisë
23 Nëntor 2020, 21:14Nga DOSJA
TIRANË- Një debat i ashpër është ndezur mbrëmjen e sotme mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Tritan Shehu dhe zv.ministrit aktual të Shëndetësisë, Albert Nikolla. Të ftuar në “Çim Peka Live”, Nikolla e ka cilësuar opozitën si jo bashkëpunuese, ndërsa Shehu tha se Rama duhet ti dërgonte një shkresë prokurorisë dhe ti kërkonte hetimin e vdekjeve nga Covid në spitale.
Pjesë nga Biseda:
Nikolla: Gjirokastra është në rregull, nuk ka asnjë lloj katastrofe. E vetmja katastrofë është që nuk do jesh deputet atje. Nëse ka grupe të organizuara politike, që kanë prishur të gjitha protokollet e Shëndetësisë janë ato të opozitës.
Nikolla: Ministria e Shëndetësisë merr nga të gjitha institucionet numrin e vdekjeve dhe të infektimeve. Impenjimi politik në këtë vend shpeshherë bën që në këtë vend të kalojnë disa caqe kultuore dhe morale.
Shehu:Fshiheni pas mjekëve. Rama duhet ti çonte një shkresë Prokurorisë ku ti kërkonte hetim. Njerëit vdesin ende pa bërë tamponin.
Nikolla: Nëse numri do ishte aq sa thotë Basha, prapë do të ishte më i ulëti në rajon. Opozitat në Evropë janë bashkëpunuese me qeveritë. Asgjë nuk mund ti besosh qeverisë. MSH merr nga të gjitha institucionet numrin e vdekjeve dhe këto ja transmetojmë publikut.
Shehu:Me këtë numër të ulët testimesh i kanë shumë të larta shifrat. Po të bëjnë testime në porpocion të popullsisë, do dalim 10-herë më shumë.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare i ka thënë prerë ekspertit të shëndetësisë dhe përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi,...
TIRANË- Ish-gjyqtari i Apelit të Durrësit do të qëndrojë jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi ven...
TIRANË– Pedagogu Arlind Qori ka shprehur sërish indinjatën e tij ndaj publikimit të një fotoje ku shfaqen fëmijët e mitur, gjatë ceremonisë së ndezje...
TIRANË– Mimi Kodheli është zgjedhur zëvendës presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Mësohet se vendimi është marrë gjatë mbledhjes së zhvilluar dit...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbështetu apelin e kreut të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Pas një takimi me Bahtirin, B...