Politike

I dënuar për korrupsion, KPA përjashton për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, ish-gjyqtarin Petraq Dhimitrin

23 Nëntor 2020, 20:22 Nga DOSJA
I dënuar për korrupsion, KPA përjashton për 15 vite nga

TIRANË- Ish-gjyqtari i Apelit të Durrësit do të qëndrojë jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për përjashtimin e tij për shkak të korrupsionit.

Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi Petraq Dhimitrin me tre vite burg për korrupsion, por ish-gjyqtari përfitoi ulje me 1/3 e dënimit pasi kishte kërkuar gjykim të shkurtuar.

Fillimisht Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nisi procesin e verifikimit për Dhimitrin në nëntor të vitit 2019 dhe në 6 korrik të 2020 e përjashtoi atë nga sistemi i drejtësisë për 15 vite. Petraq Dhimitri së bashku me Kliton Spahiun dhe Petrit Çenon janë dënuar për korrupsion për një udhëtim të tetorit 2014 drejt Spanjës, për të parë ndeshjen e futbollit midis Real Madridit dhe Barcelonës me shpenzimet e një biznesmeni shqiptar, Namik Sadikut, për të marrë një vendim gjyqësor në favor të tij.

Dy gjyqtarët Klinton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe biznesmeni Namik Sadiku, kanë udhëtuar nën shoqërinë e Artan Shqypit drejt Italisë, ku kanë qëndruar për tre ditë në shtëpinë e  Ferdinando Mullos, një prej anëtarëve të rëndësishëm të organizatës mafioze “Camorra”,  i dënuar me 12 vjet e 6 muaj burgim për akuzën e vrasjes së ortakut të tij në një biznes në Itali, Salvatore Ridosso.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike petraq dhimitri petraq dhimitri

Sondazh

Poll

Politike 23 Nëntor 2020, 13:19

TIRANË– Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri zhvilloi një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, të cilin e ka shpallur edhe qytetar nderi. Pas ta...