Aktualitet

Shtyhet seanca ndaj Shullazit, kërkohet përjashtimi i gjyqtares Saida Dollani

23 Prill 2019, 08:20 Nga DOSJA
Shtyhet seanca ndaj Shullazit, kërkohet përjashtimi i gjyqtares Saida

TIRANË–Është shtyrë për të shtatën herë seanca gjyqësore ndaj grupit “Shullazi” në Apelin e Krimeve të Rënda.

Dosja.al mëson se shkak për këtë shtyrje është bërë mos prania e avokatit të dy të pandehurve Gilmando Danit dhe Denion Bogdani, si dhe kërkesa e Blerim Shullazit për përjashtimin e kryesueses së trupit gjykues, Saida Sollaku.

Sipas Blerim Shullazit, Sollaku e ka gjykuar edhe një herë tjetër pa praninë e avokatit. “Nuk bëjmë gjyq me të, na ka gjykuar edhe herë tjetër pa avokat,”- mësohet të jetë shprehur ai.

Kjo është e shtata herë që seanca gjyqësore ndaj grupit Shullazi shtyhet në 4 muajt e fundit.

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal kreun e bandës Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.

Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg. Për akuzën e kërcënimit ndaj rektorit të UT, grupi u shpall i pafajshëm.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet apeli i krimeve te renda banda shullazi blerim shullazi emiljano shullazi endrit qyqja endrit zela gilmando dani apeli i krimeve te renda banda shullazi blerim shullazi emiljano shullazi endrit qyqja endrit zela gilmando dani

Sondazh

Poll