Aktualitet

23 Nëntor 2020, 10:45 Nga DOSJA

SHKODËR-Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, ka njoftuar për gjendjen e Myftiu Muhamed Sytari, i cili po kurohet në Turqi bashkë me të atin e tij, pasi janë infektuar me Covid-19. Me anë të një postimi në Facebook, Ademi ka thënë se gjendja e myftiut është përmirësuar dhe së shpejti pritet edhe rikthimi i tij në Shkodër.

Beteja me Covid nuk është e pamundur. Dua të ndaj me ju një lajm të mirë për shëndetin e Myftisë tonë të nderuar, Imam Muhamed Sytari i cili është përmirësuar.Mbetemi me shpresë në rikthimin e shpejtë të tij në Shkodër pranë familjes dhe komunitetit së bashku me babain e tij. Me besim dhe shpresë lutemi për çdo shqiptar që po lufton me Covid19, “-ka thënë ajo. 

Postimi i plotë:

Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari ka rezultuar pozitiv me koronavirus disa javë më parë dhe u dërgua për t’u mjekuar jashtë vendit. Njësoj si ai, për kurim në Itali e Greqi janë nisur edhe përfaqësues të tjerë të klerit, si imzot George Fredo dhe Janullatos.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet muhamed sytari muhamed sytari me covid voltana ademi muhamed sytari muhamed sytari me covid voltana ademi

Sondazh

Poll