Aktualitet

Peqin/ E gjen djalin të vdekur në morg, babai: E vranë, kishte shenja dhune! Policia: Aksident rrugor

23 Prill 2019, 06:35 Nga DOSJA
Peqin/ E gjen djalin të vdekur në morg, babai: E vranë, kishte

ELBASAN- S.Veliraj, 27 vjeç u gjet i vdekur nga familjarët e tij në morgun e spitalit të Peqinit.

Një raportim për aksident nga Policia e Shtetit në fshatin Pajovë, ka sjellë konfuzim mes familjarëve të cilët akuzojnë se 27-vjeçari është vrarë.

Policia e Shtetit thotë se i riu u përplas nga një motoçikletë, që e la të aksidentuar dhe drejtuesi u largua, dhe ndërroi jetë në spital.

Rexhep Veliraj, babai i 27-vjeçarit të aksidentuar akuzon policinë se ka fshehur ngjarjen, pasi sipas tij, djalin ia kanë vrarë.

Shkak për dyshimet, babai i mbështet tek shenjat që i biri i vdekur kishte në fytyrë.

““E pashë, ishte i çarë nga fytyra. Nuk mund të jetë aksident, e kanë vrarë, mund të shikoni edhe kamerat. Kishte dëmtime gjithandej, i ishin thyer nofullat, gjymtyrët, kockat”. –tha i ati.

I pyetur nga mediat, nëse i biri kishte konflikte, Veliraj thotë se i biri ishte martuar dy herë.

“Ishte martuar dy herë, me nusen e parë në Labinot, por u nda me të për prostitucion e për kështu gjërash. Tani është martuar me një tjetër nga Pogradeci dhe kanë një vajzë shumë të mirë. Ngjarja ka ndodhur në orën 20:00 të mbrëmjes. Kërkoj drejtësi nga shteti, pse e kanë vrarë, cilat kanë qenë metodat që e kanë vrarë.”-tha babai.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Pajovë , në anë të rrugës është gjetur i aksidentuar shtetasi S.V., 27 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Nga hetime paraprake dyshohet se personi është goditur nga një motoçikletë e cila më pas është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje largohet autori peqin vdekja e 27-vjeçarit peqin aksident me vdekje largohet autori peqin vdekja e 27-vjeçarit peqin

Sondazh

Poll