VIDEO/ Tirana shënon por barazimi zgjat tre minuta, Marku i bën surprizë të hidhur bardhebluve
21 Nëntor 2020, 17:01Nga DOSJA
SHKODËR– Ka filluar në orën 16:45, klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore. Trajneri i kryeqytetasve Nevil Dede bën debutimin në stol dhe kërkon me patjetër fitoren, ndërsa tekniku Brdardic nuk ka ndryshuar formacionin bazë duke u besuar të njëjtëve futbollistë që ka aktivizuar në dy ndeshjet e fundit në kampionat.
Një pjesë e parë që ka përfunduar në favor të Vllaznisë. Realizimi i vetëm në këtë fraksion erdhi nga Marku në minutën e 28-të. Mesfushori nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë,ndërsa vetëm 2 minuta nga përfundimi i së parës Grent Halili nuk shënon dot pasi shtylla i mohon festën.
Në pjesën e dytë Tirana e nis me marshin e katërt, vetëm disa sekonda nga rifillimi i ndeshjes në një aksion model, Muci shënon golin e barazimit, duke e bërë ndeshjen akoma e më interesante. Zgjat vetëm 3 minuta barspesha, Herlad Marku, realizon me një predhë nga distanca duke shtngur portierin bardheblu.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Ka filluar në orën 16:45, klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore. Traj...
TIRANE – Skënderbeu befason në dy takimet e para të javës së 3-të të Superiores. Korçarët triumfojë me rezultatin 0-2 ndaj Bylisit, brenda në shtëpinë e ...
MADRID-Kur u largua nga Madridi Cristiano Ronaldo kishte mbajtur miqësinë vetëm me Marcelon. Pastaj erdhi telefonata e Florentino Perez për një vend në Bernabeu...
TORINO– Ditën e dielë Torino do të luajë në Milano ndaj Interit për javën e 8-të të kampionatit italian. Një lajm në orët e fundit ka tronditur klubin gra...
SPANJË– Pep Guardiola ka firmosur kontratën e re me Manchester City-n. Tekniku spanjoll do të jetë trajner i “qytetarëve” deri në vitin 2023. Klubi a...
ROMË-Francesco Totti mund Covid-19 dhe pneumoninë bilaterale. Për të thënë se ishte ish-kapiteni i Romës me një postim në Instagram i cili dha lajmin për t...
ITALI – Pas Çezare Prandelit është radha e ish-trajnerit të kombëtares, Xhani de Biazi, për të treguar rëndësinë e përgatitësit altetik, kursit të ri që ...
DURRES – Teuta, nesër, në orën 16:45, do të presë në stadiumin “Niko Dovana” skuadrën e Kukësit, për javën e 3-të të Superiores. Gjithsesi, “djemtë e deti...
KAMEZ – Në javën e 3-të të Kampionatit të 82-të Superiores, nesër në stadiumin e Kamzës, në orën 13:45, përballë njëra-tjetrës do të vihen edhe Kastrioti-...