Aktualitet

Pistat e hetimeve, pronësia e tokës/ Shpërthen tritoli tek kompleksi në ndërtim në Ranën e Hedhun, autorët u larguan me

20 Nëntor 2020, 07:14 Nga DOSJA
Pistat e hetimeve, pronësia e tokës/ Shpërthen tritoli tek

SHËNGJIN– Një sasi tritoli ka shpërthyer tek tek një kompleks banimi që është në ndërtim e sipër në zonën e njohur si Rana e Hedhun në Shëngjin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, rreth orës 20:30, por është bërë publike paraditen e sotme.

Persona, ende të paidentifikuar janë afruar pranë kompeksit në ndërtim, kanë vendosur sasinë e tritolit dhe janë larguar me të njëjtin mjet. Lënda plasëse ka shpërthyer duke shkaktuar dëme në pjesën e përparme të godinës.

Biznesmeni që po ndërton këtë kompleks, është Liman Gjoka, banues në Tiranë. Ai është marrë në pyetje por përpara grupit hetimor ka rrëfyer se nuk ka konflikte me njeri, duke lënë hetuesit pa një pistë.

Gjithsesi, grupi hetimor është bazuar tek disa denoncime që kanë vërshuar në Prokurori në lidhje me pronësinë e tokës së kompleksit. Prona është blerë nga biznesmeni Gjoka në vitin 2010 dhe prej 1 viti aty po ndërtohet një kompleks shërbimesh dhe banimi, por ka edhe persona të tjerë që pretendojnë se janë pronarë të asaj toke.

Mësohet se në Prokurori kanë mbërritur denoncime të shumta, dhe pikërisht nga emrat e denoncuesve do të nisë edhe hetimi.

(a.b;f.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet liman gjoka shperthim tritoli ne lezhe liman gjoka shperthim tritoli ne lezhe

Sondazh

Poll