Aktualitet

“S’kam konflikte”/ Kush është biznemeni që i vendosën tritol tek kompleksi që po ndërton në ‘Ranën e Hedhun’,

20 Nëntor 2020, 15:01 Nga DOSJA
“S’kam konflikte”/ Kush është biznemeni që i

LEZHË– Liman Gjoka është biznesmeni, i vendosën një sasi tritoli pikëirsht në objektin që po ndërton tek zona e njohur si Rana e Hedhun në Shëngjin. Mësohet se autorët, janë afruar me një automjet pa targa, rreth orës 20:30, kanë vendosur sasinë e tritolit dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Vetë Gjoka, është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe ka mohuar të ketë probleme apo konflikte me njeri, për çështje personale apo biznesi.

“Nuk kam konflikte me njeri,”- ka thënë ai shkurt.

Por hetimet janë përqëndruar tek konfliktet për pronën ku po ndërton Gjoka. Prona është blerë nga biznesmeni Gjoka në vitin 2010 dhe prej 1 viti aty po ndërtohet një kompleks shërbimesh dhe banimi, por ka edhe persona të tjerë që pretendojnë se janë pronarë të asaj toke.

Mësohet se në Prokurori kanë mbërritur denoncime të shumta, dhe pikërisht nga emrat e denoncuesve do të nisë edhe hetimi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet liman gjoka shperthim tritoli ne lezhe liman gjoka shperthim tritoli ne lezhe

Sondazh

Poll