Politike

Basha këmbëngul: Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri, e kemi për detyrë të shpë

20 Nëntor 2020, 13:12 Nga DOSJA
Basha këmbëngul: Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këmbëngul në denoncimin e tij se qeveria ka fshehur numrin e viktimave të shkaktuara pas infektimit me Covid-19. Në një status në rrjetet sociale, Basha ka publikuar sërish videon nga deklarata e tij mbrënë në “Opinion”, ku thotë se nga 923 viktima MSH-ja ka raportuar vetëm 509.

“Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri. Ne kemi detyrën të shpërndajmë të vërtetën në emër të jetëve të humbura,”- shkruan Basha krah videos.

Një natë më parë, Lulzim Basha ka akuzuar autoritetet shtetërore, duke thënë se këto të fundit kanë fshehur numrin real të viktimave nga COVID-19. Sipas Bashës, nga 923 viktima, MSH raportoi vetëm 509. Rama i konsideroi shpifje këto akuza. Mjekët me në krye Najada Çomon i hodhën poshtë teksa shtuan se në rast përsëritjeje, do të kërkojën hetim nga prokuroria. SPAK është distancuar bashke me Mjekësinë Ligjore. Prokuroria e Tiranës nuk ka nisur asnjë hetim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e bashes per fshehjen e viktimave akuzat e bashes per fshehjen e viktimave

Sondazh

Poll