Politike

“Të dua pafund Koli im”/ Sot 7 vite nga aksidenti që i mori jetën Sokol Olldashit, nëna e politikanit të ndjerë prek m

20 Nëntor 2020, 11:41 Nga DOSJA
“Të dua pafund Koli im”/ Sot 7 vite nga aksidenti që i

TIRANË– Ditën e sotme bëhen 7 vite nga aksidenti tragjik që i mori jetën politikanit të njohur të Partisë Demokratrike Sokol Olldashi.

Pas 7 vitesh, nëna e Sokol Olldashit shkruan se ndjen dhimbje pafund për të birin e se i mungon.

“Sot unë kam vetëm lot, lot malli pafund, dhimbje pafund për ty biri im. 7 vite pritje pafund. Të dua pafund Koli im, kudo qofsh. Unë të kam përditë në kujtime, që nga hapat e parë, belbëzimet e para, e gjer atë mbasdite, që të përcolla”, shkruan në mesazhin e saj nëna e Sokol Olldashit, Kozeta Mamaqi.

Olldashi u nda nga jeta në një aksident tragjik, teksa udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës mbrëmjen e 20 nëntorit 2013.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sokol olldashi sokol olldashi

Sondazh

Poll