Politike

‘Tamponi i COVID 80 euro’, Beqaj ngre pyetjet: Pse nuk ofrojnë edhe teste të shpejta, për sa kohë Komiteti i Ekspertëve

20 Nëntor 2020, 09:59 Nga DOSJA
‘Tamponi i COVID 80 euro’, Beqaj ngre pyetjet: Pse nuk ofrojnë

TIRANË– Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në një postim të bërë në Facebook shkruan se nëse është i vertetë lajmi se 5 laboratorë biokimikë kanë rënë dakord që çmimi i testit me tampon të jetë 80 euro duhen marrë masa nga Autoriteti i Konkurencës.

Ndër të tjera ai shkruan se nëse investimi paraprak për të të bërë teste të pozitivitetit të Covid 19, përfshirë atë cfarë kërkohet për “biosafety”, nuk i kalon 300 mijë euro, nëse kosto në blerje të materialeve mjekësore të importuara përfshirë kite, reagent, setë për marrje lënde, materiale të buta njëprdorimëshe nuk e kalojnë 10 euro për një test, çmimi me pakicë i testit nuk duhet të kalojë 50 euro.

Postimi i Beqaj është fshirë pak minuta më pas nga Facebook. Siç duket është penduar ose mund të ketë marrë përgjigje për pyetjet që kishte.

Postimi i plotë:

Është bërë publik një lajm se 5 laboratorë privatë biokimikë kanë rënë dakort që çmimi e testit me tampon për sëmundjen e Covid 19 do të jetë i njëjtë për të pestë, 80 euro.
Nëse është i vërtetë, Autoriteti i Konkurrencës duhet të ndërhyjë menjëherë. Qytetarët tanë, më shumë se kurrë, duhet të mbrohen në këto kohë të vështira pandemie.
Në pritje të informacioneve që do të kemi në ditët në vijim nuk mund të rri pa ndarë me publikun : Nëse investimi paraprak për të të bërë teste të pozitivitetit të Covid 19, përfshirë atë cfarë kërkohet për “biosafety”, nuk i kalon 300 mijë euro, nëse kosto në blerje të materialeve mjekësore të importuara përfshirë kite, reagent, setë për marrje lënde, materiale të buta njëprdorimëshe nuk e kalojnë 10 euro për një test, çmimi me pakicë i testit nuk duhet të kalojë 50 euro.
Janë edhe disa pyetje që më vijnë në mendje dhe po i bëj publike:
· Pse kjo marrveshje tani dhe jo para një jave apo pas një jave?
· Pse 80 euro dhe jo 75 euro apo 85 euro?
· Pse nuk ofrojnë edhe teste të shpejta, për sa kohë Komiteti i Ekspertëve e këshillon prej rreth 1 muaji?

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir beqaj tamponi per covid ilir beqaj tamponi per covid

Sondazh

Poll

Politike 19 Nëntor 2020, 22:28

TIRANË- Drejtori i mjekësisë ligjore, c, ka reaguar pas denoncimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha  se numri i viktimave të rapor...