Politike

Rama batuta me adoleshentin në Lanabregas: Mblidh mendjen…Tak, tak, tak, ore je në terezi ti?

20 Nëntor 2020, 10:28 Nga DOSJA
Rama batuta me adoleshentin në Lanabregas: Mblidh mendjen…Tak, tak,

TIRANË– Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama, ishte në Lanabregas për t’i dorëzuar çelësat e shtëpisë së re një familje, pasi banesa e vjetër u dëmtua nga tërmeti.

Batutat nuk munguan as këtë rradhë. Ishte Rama ai që i kërkoi djalin të çiftit që të rrisë nivelin në mësime. “Çfarë notash ke?” E pyeti kreu i qeverisë, ndërsa djali iu përgjigj “7-ta, 8-ta”.


Rama i kërkoi që të ulet dhe të “mbledhë” mendjen për të mësuar më shumë.

“Ore është në tërezi ky? Këto 7-tat, më shqetësojnë. Baba e nona e meritojnë shtëpinë falas, ndërsa t’i cdo tullë duhet ta justifikosh me nota të mira. Kjo është kredia jote që do e shlyesh, tak, tak, tak. Ulu aty dhe mblidhe mendjen mirë se nuk të mungon asgjë tani” tha Rama.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne lanabregas edi rama ne lanabregas

Sondazh

Poll

Politike 19 Nëntor 2020, 22:28

TIRANË- Drejtori i mjekësisë ligjore, c, ka reaguar pas denoncimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha  se numri i viktimave të rapor...