Politike

“Shpërnda emisionin e Bashës në faqen tënde”, kryetarit të PD-së në Sarandë i ‘rrëshket’ situata nga du

20 Nëntor 2020, 07:49 Nga DOSJA
“Shpërnda emisionin e Bashës në faqen tënde”,

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema ka nxjerrë zbuluar stafin e kryedemokratit Lulzim Basha duke publikuar kështu porositë që i janë dhënë. Në një postim në Facebook, Mema ka shpërndarë ‘live’-n e Bashës, teksa ky i fundit ishte i ftuar në ‘Opinion”.

Por bashkë me emisionin, kreu i PD-së në Sarandë, ka publikuar edhe mesazhin, përmes të cilit i është dhënë ‘urdhri’ për ta kryer porosinë.

“Mirmrëmba kryetar! Ju lutem të shpërndani në faqen tuaj të FB emisionin live të kryetarit Basha. Faleminderit Ervis Xhako,”- shkruhet krah videos.

Siç duket, Mema s’e ka vënë re mesazhin e shkruar dhe e ka postuar bashkë me videon. Gjithsesi, ai e ka kuptuar më vonë, pasi tashmë nuk ekziston më ky postim në faqen e Memës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gafae hariz memes hariz mema lulzim bahsa gafae hariz memes hariz mema lulzim bahsa

Sondazh

Poll

Politike 19 Nëntor 2020, 22:28

TIRANË- Drejtori i mjekësisë ligjore, c, ka reaguar pas denoncimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha  se numri i viktimave të rapor...