Aktualitet

“Rinasi”/Shemsi Prençi: Plaga në kokën e Muratajt e madhe, policia s’mban fishekë blindëshpues

23 Prill 2019, 05:50 Nga DOSJA
“Rinasi”/Shemsi Prençi: Plaga në kokën e Muratajt e

Tiranë- Vdekja e Admir Muratajt në grabitjen e Rinasit ende ngelet një mister pasi nuk është zbuluar se kush e vrau atë. (lexo këtu)

Shemsi Prençi, një ish-zyrtar i policisë jep versionin e tij për ngjarjen e 9 Prillit që ndodhi në Rinas.Ai shprehet se plaga në kokën e Muratajt nuk u shkaktua nga armët e Policisë pasi ajo ishte shumë e madhe dhe policia nuk disponon armë të tilla.

Unë personalisht nuk besoj që e ka ekzekutuar policia. Plaga është shumë e madhe. Ne kemi thënë që grupi i grabitësve kishte fishekë blindëshpues. Plaga që ndodhet në pjesën e djathtë të kokës është plagë shkatërruese. Policia disponon armë që dimë ne, pistoleta dhe kallashnikov. Policia një gjë e di shumë mirë që nuk lejohet të mbajë fishekë blindëshpuese. Gjurma sipas meje mund të jetë me një plumb më të madh nga armët që përdor policia.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj grabitja ne rinas shemsi prenci admir murataj grabitja ne rinas shemsi prenci

Sondazh

Poll