Aktualitet

OSHEE linçon qytetarin nga Shkodra, nxjerr pamjet e momentit kur ai vjedh energji elektrike nga shtylla

20 Nëntor 2020, 08:46 Nga DOSJA
OSHEE linçon qytetarin nga Shkodra, nxjerr pamjet e momentit kur ai vjedh

SHKODËR– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka publikuar një video që tregon një qytetar duke vjedhur energji elektrike në qytetin e Shkodrës.

Sipas OSHEE, video është regjistruar në Shkodër. Specialistët e zonës kanë filmuar qytetarin, i cili sapo i shikon nxiton të heq kallamin që kishte lidhur në telat e korentit.

“Abonenti kapet duke vjedhur energji elektrike”, shkruan OSHEE dhe ndan videon e mëposhtme.


Nuk dihet nëse qytetari është filmuar nga fqinjët e tij apo nga ndonjë operator i OSSHE-së, por ajo që duket është fakti se OSHEE ka nxituar për të linçuar publikisht qytetarin, në vend që të zbatojë ligjin për shkelje të tilla.

(a.b;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banori vjedh energji elektrike osshe banori vjedh energji elektrike osshe

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Nëntor 2020, 07:33

Ndotja e mjedisit rrit rreziqet e COVID-19

Që kur pandemia e Coronës filloi të përhapej në Wuhanin kinez dhe më vonë në pjesë të Italisë së Veriut, shkencëtarët filluan të shihnin ndotjen e mjedisit në k...