Aktualitet

Nuk dinin gjë se ishte mbyllur! Dhjetëra kamionë me mallra bllokohen në Kapshticë: A e bëra skanerin? Iku ora…

20 Nëntor 2020, 07:26 Nga DOSJA
Nuk dinin gjë se ishte mbyllur! Dhjetëra kamionë me mallra

KAPSHTICË– Pika kufitare në Kapshticë është mbushur nga radhë të gjata kamionësh me mallra, një ditë pasi u njoftua për mbylljen e saj. Vetë drejtuesit e kamionëv shprehen se nuk janë lajmëruar që kjo pikë kufitare do të jetë e mbyllur edhe për mallrat përveç pasagjerëve, pasi më herët, kanë punuar në çdo kohë.

“E bëre skaner? Vajti gjashtë pa një çerek ora…po ç’a skaneri…”- dëgjohen të thonë kamionistët me njëri-tjetrin.


Një ditë më parë, nisur nga situata e koronavirusit dhe pas arrestimit të dy shqiptarëve që kishin falsifikuar tamponët e Covid-19, Greqia vendosi të mbyllë disa pika kufitare me vendet fqinje. Greqia ka mbajtur hapur vetëm nga një pikë kufitare me vende si Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

Në pikat kufitare që do të mbeten të hapura do të vijojë të kërkohet tamponi negativ për të gjithë personat që hyjnë, një test negativ PCR të kryer 72 orë para mbërritjes në Greqi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapshtic mbyllet pika kufitare ne kapshtice kapshtic mbyllet pika kufitare ne kapshtice

Sondazh

Poll