Aktualitet

Mbyllet Kapshtica! Deri më katër dhjetor nuk kalojnë as mallrat, kamionistët mbesin në radhë: Nuk dinim gjë, kemi punuar

20 Nëntor 2020, 07:33 Nga DOSJA
Mbyllet Kapshtica! Deri më katër dhjetor nuk kalojnë as mallrat,

TIRANË– Pika kufitare e kalimit në Kapshticë është mbyllur dhe nga sot, deri më datë 4 dhjetor, nuk do të mund të kalojnë më as mallrat. Vendimi u mor dje, pas arrestimit të dy shqiptarëve që kishin falsifikuar tamponët e Covid-19, në mënyrë që të kalonin drejt Greqisë.

Kështu, vendi fqinj, mori vendimin që për të gjitha vendet rreth saj të linte vetëm një pikë kufitare hapur. Por këtë vendim, kamionistët nuk e kishn marrë vesh ended he mëngjesin e sotëm kanë krijaur radhë të shumta në kufi.


Të ngarkuar me mallra, kamionistët kanë mbetur në radhë për orë të tëra, pasi nuk ishin njoftuar për mbylljen e pikës kufitare. Gjithsesi, në një njoftim zyrtar, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë bëri me dije se në aksin Korçë-Kapshticë do të ketë prezencë të shtuar të efektivëve, për të mos lënë më që të kalojnë udhëtarë.

Njoftimi zyrtar: Autoritetet e Policisë Greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kapshticë, sqarojnë se në zbatim të vendimit të qeverisë greke për marrjen e masave, mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej datës 20.11.2020, ora 06:00 e mëngjesit, deri në datën 04.12.2020, Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të jetë e bllokuar dhe nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë. Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi. Përgjatë aksit rrugor Korçë-Kapshticë, do të ketë forca policie të cilat do të mbikqyrin situatën dhe nuk do të lejojnë kalimin e mjeteve, në drejtim të Kapshticës. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ben të ditur se kushdo që ka hyrë nga kjo pikë në territorin grek para orën 6:00 të ditës së sotme, duhet të vetëkarantinohet një javë. Lejohet kalimi i njerëzve, automjeteve, kamionëve në Kakavijë. Në rast kalimi, aplikohet vetëkarantinim i detyrueshëm një javor pavarësisht shtetësisë dhe në rast shkelje, do të aplikohet gjobë prej 5000€. Orari i lëvizjes në Kakavijë është 7:00- 23:00 dhe vetëm 750 persona lejohen të kalojnë në ditë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapshtice mbyllet kapshtica kapshtice mbyllet kapshtica

Sondazh

Poll