Aktualitet

Të dënuar për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohen dy të rrezikshmit në Durrës, ishin shpallur në kërkim n

20 Nëntor 2020, 08:29 Nga DOSJA
Të dënuar për trafik droge dhe organizatë kriminale,

DURRËS– Dy persona të shpallur në kërkim ndërkomëbtar janë vënë në pranga për llogari të drejtësisë italiane. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Ilir Plaku, 55 vjeç dhe Braniol Liço (Ago), 45 vjeç, janë vënë në pranga.

Konkretisht, Plakun, banues në Durrës, Gjykata e Apelit në Brescia/Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Trafikim ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

Ndërsa Liçon, banues në Durrës, Gjykata e Apelit në Brescia/Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Trafikim ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

Njoftimi i policisë Durrës. Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, i koordinuar nga Departamenti i Policisë Kriminale. Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasve: Ilir Plaku, 55 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Apelit në Cagliari/Itali, në vitin 2014, e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 12 ditë burgim, për veprat penale “Trafikimi ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Rezistencë ndaj punonjësit publik”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Braniol Liço (Ago), 45 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Apelit në Brescia/Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Trafikim ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy te shumekerkuarit braniol lico durres ilir plaku arrestohen dy te shumekerkuarit braniol lico durres ilir plaku

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Nëntor 2020, 07:33

Ndotja e mjedisit rrit rreziqet e COVID-19

Që kur pandemia e Coronës filloi të përhapej në Wuhanin kinez dhe më vonë në pjesë të Italisë së Veriut, shkencëtarët filluan të shihnin ndotjen e mjedisit në k...