Aktualitet

Arrestohet 33-vjeçari nga Thumana, i shpallur në kërkim për vjedhje dhe transportim…

20 Nëntor 2020, 08:04 Nga DOSJA
Arrestohet 33-vjeçari nga Thumana, i shpallur në kërkim

KURBIN– Policia e Kurbinit në bashkëpunim me komisariatin 5 në Tiranë kanë arrestuar një 33-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Në kuadët të operacionit të koduar “Ndjekja”, policia arrestoi në Tapizë, shtetasin me iniciale A.L nga Thumana, një person me precedent të mëparshëm kriminal.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim në muajin tetor 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim edhe nga DVP Korçë, pasi në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka transportuar 14 shtetas të huaj, më qëllim kalimin e kufirit, kundrejt pagesës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne kurbin arrestim ne kurbin

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Nëntor 2020, 07:33

Ndotja e mjedisit rrit rreziqet e COVID-19

Që kur pandemia e Coronës filloi të përhapej në Wuhanin kinez dhe më vonë në pjesë të Italisë së Veriut, shkencëtarët filluan të shihnin ndotjen e mjedisit në k...